KQZ zgjedhet anetare e Komitetit te Audimit te A-WEB-it

New Delhi, 22 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është zgjedhur anëtar i Komitietit të Auditimit dhe të Mbikëqyrjes së Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhorë Botëror (A-WEB).
Ky vendim është marrë në takimin e 4-të të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhorë Botëror (A-WEB), që po mbahet në New Delhi të Indisë, nga 21 24 shkurt 2016.
Bordi Ekzekutiv është një strukturë mjaftë e rëndësishme dhe garanton përfaqësim të balancuar të të gjithë kontinenteve.
Në këtë takim, anëtarët e Bordit Ekzekutiv dhanë vlerësimet e tyre lidhur me veprimtarinë e A-WEB-it gjatë vitit 2015, por një pjesë të rëndësishme të axhendës zuri vend zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit të Audimit dhe të Mbikëqyrjes së A-WEB-it. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv bënë propozimet e tyre për Anëtarët e KAM-së, duke propozuar përfaqësues për çdo continent.
Nga propozimet e bëra dolën 4 vende kandidatë, nga të cilat vetëm 3 vende do të bëheshin anëtare të Komitetit të ri.
Pas shumë diskutimesh dhe debatesh për shkak të mosnjohjes së Kosovës shtet nga disa anëtarë të Bordit Ekzekutiv, me lobimin e kryetares së KQZ-së së Shqipërisë, znj. Lefterije Luzi (e cila është anëtare e Bordit Ekzekutiv), e cila edhe e propozoi si kandidaturë Kosovën, si përfaqësuese të kontinentit të Evropës, u arrit që KQZ e Kosovës të zgjedhet anëtare e Komitetit të Audimit dhe të Mbikëqyrjes së A-WEB për një mandat 3 vjeçar.
Komiteti Auditimit dhe Mbikqyrjes së A-WEB ka si detyrë kontrollin e të gjithë veprimtarisë së kësaj shoqate në lidhje me implementimin e strategjive dhe programeve në fushën e zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë anëtar me të drejta të plota i Asamblesë së Përgjithshme të A-WEB-it në tetor të vitit 2013. Selia e këtij Asociacioni, ku janë të anëtarësuar më shumë se 100 shtete është në Seul.