12 Janar 2025

KQZ anëtarësohet në Asociacionin e Trupave Zgjedhore Botërore

Prishtinë, 14 tetor - Me ftesë të Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve i Republikës së Koresë Jugore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Inauguruese të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB), ku anëtar i kësaj Asambleje është bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës.

Anëtarësimi i KQZ-së në këtë mekanizëm është me të drejta të plota, me të drejtë vote, sikurse çdo anëtar tjetër i Asociacionit. Selia e këtij Asociacioni, ku janë anëtarësuar edhe 100 shtete tjera, do të jetë në Seul. Anëtarësimi i KQZ-së në Asociacionin e Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) është në kohën kur Kosova është në fazën e organizimit të Zgjedhjeve Lokale.

Kryetarja e KQZ-së, znj. Daka vlerëson se kjo është një arritje e madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

Propozimi për A-WEB është që të jetë një platform për shkëmbimin e njohurive dhe studimit kolektiv për trupat kombëtare zgjedhore dhe trupat zgjedhore përgjegjëse për zgjedhjet në nivel vendi për të gjitha shtetet.

Gjithashtu ka për qëllim të indentifikojë trended, sfidat dhe zhvillimet e fundit në menaxhimin demokratik të zgjedhjeve dhe proceseve të lidhura si dhe të lehtësojë shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në mes të anëtarëve me qëllim të fuqizimit të demokracisë zgjedhore në gjithë botën.

Po ashtu, me ftesë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve i Republikës së Koresë Jugore, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, znj. Valdete Daka është duke qëndruar në Korenë e Jugut ku është ftuar të marrë pjesë në Konferencën e 6-të të Organizatës Globale të Zgjedhjeve (GEO) që do të mbahet në Seul, nga 15-17 tetor, me temën “Proceset e Qëndrueshme Zgjedhore, Demokracia e Fuqizuar”.

Konferenca GEO është forumi kryesor ndërkombëtar për profesionistët e zgjedhjeve dhe ka për qëllim të lehtësoj ndarjen e informative. Anëtarët e Këshillit Drejtues për këtë konferencë janë ACEEEO, EISA, IEC, Botswana, IFE Mexico, IFES, International IDEA, NEC Korea, Divizioni i Asistencës Zgjedhore i KB dhe UNDP.

Ndërkaq, sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 58-të të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, z. Betim Gjoshi. Në fillimim të mbledhjes,  KQZ u njoftua se, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të KQZ-së, z. Goran Zdravkoviç, përfaësues i Partisë Liberale Serbe (SLS) në KQZ.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, i rekomandoi KQZ-së  akreditimin e Grupit të III-të të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale të 3 nëntorit. Raporti përmban rekomandimin për akreditimin e 2 623 vëzhguesve.

Po ashtu, KQZ miratoi edhe rekomandimin e ZRPP-së që kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Obiliqit, i cili ka ndërruar jetë, të zëvendësohet me kandidatin z. Bekim Mexhuani. 

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për emërimin e z. Goran Zdravkovic në pozitën e Zëvendëskryeshefit të SKQZ-së.

Emërimi i tij, u bë në bazë të autorizimit që jep neni 63 mbi Zgjedhjet e Përgjithshme dhe nenit 12 pika 4 i Ligjit për Shërbimin Civil, në përiudhë të caktuar deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale 2013.

Emërimi i Zdravkovic u bë duke pas për bazë edhe përvojën e tij të gjatë në proceset zgjedhore, si dhe nevojën e përgatitjes dhe të implementimit sa më të mirë të këtyre zgjedhjeve.

KQZ,  për katër here me radhë, ka bërë përpjekje të zgjedhë zëvendëskryeshefin e SKQZ-së, mirëpo konkursi ka dështuar për shkak të mungesës së kandidatëve të suksesshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)