25 Dhjetor 2024

Kouchner: Nuk kam dëgjuar të flitet për trafikim organesh

Paris, 6 prill - Ish- shefi i UNMK-ut, Bernard Kushner tha se nuk beson në akuzat për trafikim organesh në Kosovë dhe thotë se asgjë nuk është vërtetuar rreth këtyre akuzave.

“Ne ishim në dijeni për abuzimet, por ne kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh” theksoi Kushner në një intervistë dhënë televizionit zviceran TSR.

Reagimi I tij vjen pas akuzave tw bëra nga Carla Del Ponte lidhur me trafikun e organeve në Kosovë e Shqipëri.

Ai po ashtu denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. “Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër”, ka ironizuar, Bernard Kouchner.

I pyetur nga gazetari Darius Rochebin, rreth trafikimit të organeve, ish-ministri i jashtëm francez filloi të qeshë, ashtu siç kishte bërë kohë më parë në Graçanicë kur u pyet nga një gazetar serb rreth shtëpisë së verdhë.

Ai thotë se nuk beson dhe se asgjë nuk është vërtetuar, pavarësisht nga raporti i Martyt.

“Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, tha Bernard Kouchner.

Ndërkohë, ai shprehet se nuk është bindur nga provat e ofruara deri më sot. “Mikja ime Carla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë ku gjetën një shiringë... kjo nuk është serioze”, ka thënë Kouchner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)