Kosovës e Shqipërisë po u merren këmbët në rrugën për BE
Prishtinë, 4 mars - Kosovës e Shqipërisë po u merren këmbët në rrugën e tyre për Bruksel, shkruan në nëntitullin e artikullit të revistës së përjavshme "The Economist" që flet për grindjet shqiptare, siç thuhet në titull, në të dyja vendet ballkanike.
Economist jep kronologjinë e konfliktit në mes të Kryeministrit Sali Berisha e liderit socialit Edi Rama që nga zgjedhjet problematike të 2009 shit deri te trazirat e fillimvitit: me ngarjet e 21 janarit, vrasjen e katër protestuesve nga Garda Republikane , akuzat e kundërakuzat për puç, duke përfshirë edhe damkosjen e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama si "kurvë bulevardi" nga Sali Berisha, deri tek afera Prifti Meta, dhe dorëheqja e këtij të fundit si zvkryeministër.
"Sali Berisha beson se e ka përkrahjen amerikane. Kjo i jep atij fuqinë për të mos bërë marrëveshje me z. Rama. Mirëpo z. Lajçak (i dërguari i UE së në Ballkan) thotë se të dy burrat duhet të bien në ujdi se si të shmangin problemet që çuan në akuza për mashtrim zgjedhor para zgjedhjeve vendore të majit. Në të kundërtën, akuzat do të përsëriten, do të vazhdojë jostabiliteti - dhe shpresat e Shqipërisë për t'iu bashkuar UE së do të mbyllen në sirtar", shkruan magazini javor.
"Hiç më e mirë nuk është gjendja në Kosovë", shkruan Economist.
Kosova sipas kesaj gazete mbajti zgjedhje të këqija në dhjetor, ndërsa rivotimet dhe bisedat e zgjatura për koalicionin bënë që qeveria e re të mos formohej deri më 22 shkurt.
Gazeta me tej thekson se Kryeministër është Hashim Thaçi, i cili në një raport të kohëve të fundit nga Këshilli i Evropës akuzohet si boss i mafias i lidhur me ata që janë përgjegjës për tregti makabre me organe njerëzore nga serbë të zënë rob në fund të viteve 1990.
Behgjet Pacolli, një tajkun kundërthënës me lidhje të ngushta me Rusinë, mbështetësin kryesor të Serbisë, është zgjedhur si president, mirëpo opozita e konteston këtë.
"Asnjëra prej këtyre nuk do t'i ndihmojë Kosovës drejt Unionit Evropian, gjithashtu", përfundon arikulli në revistën "The Economist" , në numrin më të ri që ka dalë nga shtypi sot.