12 Janar 2025

Kosovarët të pestit për kërkim azili në Zvicër

Bernë, 16 tetor - Numri i azilkërkuesve të ardhur rishtas në tremujorin e tretë të këtij viti - periudha korrik-shtator – ka qenë për tetë për qind më i vogël se në tremujorin paraprak.

Ndërkaq, po u krahasua e tremujorin e tretë të vitit 2012 rënia e numrit të azilkërkuesve është edhe më e madhe, plot 38 për qind, bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM) në një komunikatë.

Më së shumti kërkesa azili gjatë këtyre tre muajve ka pasur nga Eritrea, (764) ndërsa në vendin e dytë kanë qenë azilkërkuesit nga Siria (355).

Nigeria (296) ka qenë vendi i tretë për nga numri i azilkërkuesve, Tunizia e katërta me 251 ndërsa Kosova e pesta, me 240 kërkesa të azilit, thuhet në komunikatën e BFM-së, njofton Albinfo.

Ndërsa sa i përket rritjes së numrit në krahasim me tremujorin paraprak kosovarët janë në vendin e katërt: numri i kërkesave të tyre ka qenë për 67 më i madh.

4861 ka qenë numri i përgjithshëm i kërkesave për azil, të ardhura gjatë periudhës korrik-shtator.

Ndërsa duke marrë për bazë edhe këtë numër, BFM llogarit që për këta nëntë muaj në Zvicër të kenë kërkuar azil 15886 veta, që është për 29 për qind ose për 4861 më pak se në nëntëmujorin e vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 22260 sish.

Shtimi i numrit të azilkërkuesve nga Kosova, përkundër hyrjes në fuqi në muajin mars 2013 të procedurave të shkurtuara 48 orëshe, duket befasues.

Mirëpo, sipas shpjegimit të BFM-së, gjatë muajve të verës numri i azilkërkuesve kosovarë në vendet evropiane ka shënuar një rritje shumë të madhe. Shikuar në këtë raport, rritja e kërkesave të azilit në Zvicër është megjithatë e vogël. (KD/INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)