12 Janar 2025

Kosovarët, të dytët në Francë për azil

Paris, 3 shtator - ”Shumica prej kërkesave për azil kanë motive ekonomike ose shoqërore dhe 97% nga to refuzohen. Fundi i udhëtimit është shpesh kthimi në Kosovë. Situata e punësimit në Francë nuk mundëson ofrimin e punës për këta persona që mendojnë se do të gjejnë punë.\"

\"Përndryshe neve na mungojnë strehimet për t’i pritur azilkërkuesit e persekutuar për shkaqe politike, siç është për shembull rasti i banorëve të Sirisë. Duhet t’i jepet fund shumë shpejt këtij fenomeni, i cili rrezikon liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar në një intervistë për “Kosova sot” Tieri Repenten, Ministër i Ngarkuar për Çështje Evropiane të Francës, I cili ndodhet për një vizitë në Kosovë.

Duke folur për preokupimet aktuale të Francën për situatën në Evropë, Repenten tha se, preokupim kryesor i tyre është vazhdimi i riorientimit të Evropës, ajo për të cilën janë angazhuar para më shumë se një viti që mbështetet në një qasje të ekuilibruar dhe ambicioze:

“Sigurisht se përpjekja për rimëkëmbjen e financave publike duhet të vazhdojë, por duhet edhe që të krijohen kushte për rritje ekonomike dhe punësim në kontinentin tone”, tha Repenten. Ai theksoi se për këtë arsye kanë propozuar zbatimin e një pakti të rritjes ekonomike të një vlere prej 120 miliardë eurosh, i cili sot prodhon efekte të konsiderueshme.

“Për këtë arsye, ne punojmë dorë për dore me partnerët tanë gjermanë për realizimin e këtij qëllimi: Nëse marrim një shembull të ri, më 30 maj, kemi përpiluar së bashku një kontribut për rritjen ekonomike dhe punësimin, në njërën anë, dhe për thellimin e Unionit Ekonomik dhe Monetar, në anën tjetër.\"

\"Kjo nxitje e qëllimit franko-gjerman për prioritete aq të forta dhe vendimtare mundëson marrjen e rezultateve shumë konkrete. Do të citoj vetëm një thelbësore: Iniciativa për punësimin e të rinjve do të mundësojë mobilizimin e 6 miliardë eurove gjatë dy vjetëve të ardhshme në regjionet ku niveli i papunësisë është më i lartë se 25%”, theksoi Repenten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)