24 Dhjetor 2024

Kosovarët në Libi qëndrojnë të bashkuar

Prishtinë, 22 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së është në kontakt me shtetas të Kosovës të cilët gjenden në Libi.

Nga atje sipas MPJ-së njoftohet se shtetasit e Kosovës, kryesisht studentë, janë mirë.

“Në qytetin e Bengazit të gjithë shtetasit e Kosovës - ashtu siç po veprojnë shumica e shtetasve te huaj - janë tubuar në familje libiane dhe në kushte të lëvizjes së vështirësuar janë mirë. Për shkak të gjendjes së vështirësuar të gjitha shtetet po hasin në vështirësi për evakuimin e shtetasve të tyre”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme ka autorizuar ambasadat e Republikës së Kosovës në Evropë dhe ambasadën në Turqi që të nisin me procesin e evakuimit të shtetasve të Kosovës nëpërmjet rrugëve ajrore dhe detare.

Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt me vendet tjera në përpjekje për të shfrytëzuar mundësitë për të evakuuar shtetasit e Kosovës nga Libia.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)