21 Dhjetor 2024

Kosova zë një vend të veçantë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Mynih, 15 shkurt - Kosova pritet të zërë një vend të veçantë këtë vit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Gjermania, kontribuese kryesore në planin europian për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, ka ndezur motorët e po shfrytëzon çdo mundësi për avancimin e kësaj nisme.

Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut i tha DW se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje“, tha ai. “Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres."

"Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë“, tha Heusgen.

Ai kujtoi më tej se “Në Konferencën e Sigurisë në Mynih i kemi pasur në një panel si Presidentin Vuçiç dhe Presidentin Thaçi dhe unë dëshiroj që të ndodhë edhe në të ardhmen. Dhe që të pajtohemi për pyetje që, sipas mendimit tim, nuk janë pyetje themelore, dhe që të bëjmë progres në Ballkanin Perëndimor, progres, i cili është shumë i nevojshëm në këtë kohë, kur kemi përpara rreziqe të tjera”, tha Heusgen.

Konferenca e sivjetshme e Sigurisë në Mynih, një platformë për këmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës globale.

Ajo i nis punimet të premten, më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jetë e para që bëhet nën kryesimin e ish-ambasadorit gjerman pranë OKB-së dhe ish-këshilltarit për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Christoph Heusgen.

Heusgen e mori kështu stafetën nga një tjetër njohës i rajonit të Ballkanit, Wolfgang Ischinger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)