Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Vanuatusin
Bruksel, 19 maj - Është nënshkruar në Bruksel Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Vanuatus.
Ceremonia e nënshkrimit është bërë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.
Nënshkrimin e Marrëveshjes e bënë Ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj dhe Ambasadori i Vanuatus në Belgjikë, Komisionar i Lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjykatën e St James, Roy Mickey Joy.
Akti i nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike hap një kapitulli të ri të ndërtimit të raporteve bilaterale si dhe ofron perspektivë në zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Vanuatus.
Republika e Vanuatus është shtet në paqësorin e largët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës me 28 prill 2010.