11 Janar 2025

Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Fixhit

Tokio, 13 shkurt - Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Fixhit.

Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar në Tokio nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala dhe ambasadori i Republikës së Fixhit, Isikeli Uluinairai Mataitoga.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në zyrat e Ambasadës së  Kosovës në Tokio.

Në dokument shprehet vullneti i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Fixhit për nxitjen e mirëkuptimit reciprok dhe fuqizimit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Po ashtu riafirmohet përkushtimi i dy qeverive për parimet e Kombeve të Bashkuara dhe të të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimin e pavarësisë kombëtare, barazisë ndërmjet shteteve, integritetit territorial, traktateve ndërkombëtare dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve.

Fixhi e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës në nëntor 2012.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vitit të kaluar ka pasur kontakte të shpeshta dhe takime direkte me liderët e këtij shteti si dhe ka zhvilluar një vizitë në Republikën e Fixhit, ku ka pasur takime me homologun Inoke Kubuabola dhe kryeministrin e Fixhit, duke kërkuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)