14 Janar 2025

Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Bahreinin

New York, 13 mars - Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bahreinit kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike përmes nënshkrimit të një marrëveshje nga përfaqësuesit e dy shteteve.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshjen e ka nënshkruar ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, kurse në emër të Mbretërisë së Bahreinit, ambasadori Jamal Fares Alrowaiei, Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Bahreinit pranë OKB-së.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadorët Sejdiu dhe Alrowaiei rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bahreinit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.

Mbretëria e Bahreinit e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2009.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)