Kosova, vendi i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem
Telaviv, 5 shtator - Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu tha se Kosova, që ka marrë vendim për të normalizuar marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadë në Jerusalem.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Zyra për Media e Kryeministrisë, bëhet e ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë takimit me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, i telefonoi Kryeministrit të Izraelit, Binyamin Netanyahu dhe e përgëzoi për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Në deklaratë bëhet e ditur se në bisedë Kryeministri Hoti deklaroi se Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem dhe Netanyahu u shpreh me fjalët: “Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem. Ashtu siç thashë edhe më përpara, rrethi i paqes dhe njohja e Izraelit po zgjerohet, pritet që të përfshihen edhe vende të tjera.
Edhe Presidenti Trump kishte deklaruar normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.