Kosova t’i fillojë marrëdhëniet kontraktuale me NATO-n
Uashington, 28 tetor - Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, është takuar në Uashington me kongresistin amerikan Robert Aderholtin me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe mbështetjen, e cila i Kosovës i duhet edhe më tutje nga SHBA-të.
“Në Uashington pata kënaqësinë ta takoj një mik të madh të Kosovës, kongresistin Robert Aderholt me të cilin bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend dhe mbështetjen që Kosovës i duhet edhe më tutje nga SHBA-të”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “Facebook”.
Hoxhaj ka thënë është e nevojshme që Kosova t’i fillojë edhe marrëdhëniet kontraktuale me NATO-n pas nënshkrimit të MSA-së për shkak të kërcënimeve që vitet e fundit i vijnë rajonit nga ndërhyrja ruse dhe fenomeni i luftëtarëve të huaj.