Kosova të përfshihet në projektet dhe nismat rajonale
Tiranë, 12 nëntor - Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto kërkuar që Kosova të përfshihet në projektet dhe nismat rajonale.
Haxhinasto ka thënë se Kosova përbën një realitet të ri për rajonin dhe theksoi se është e rëndësishme që të përgatitet sa më parë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe procedurat për procesin e integrimit të Kosovës në BE, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Haxhinasto i cili ka folur në një konferencë të mbajtur në Budapest lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ka thënë se vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë është bërë në bazë të meritave.