Kosova, shteti më i korruptuar në rajon
Prishtinë, 26 tetor Kosova renditet e 110-ta me një vlerësim prej 2.8 pikësh në mesin e 178 shteteve të botës nga Transparency International. Kjo organizatë ka bërë sot publik raportin vjetor mbi shkallën e korrupsionit në nivel global.
Kjo është hera e parë që kjo organizatë e rendit ë Kosovën në mesin e shteteve të tjera.
Transparency Internetional e rendit Kosov ën n ë vendin e 110 p ër korrupsion nga 178 vende t ë bot ës. Kosova gjendet në mes sa i përket vlerësimit të korrupsionit, por ajo renditet më poshtë se vendet e tjera të rajonit.
Ndryshe, nga çmund të mendohet, arsyet pse Kosova nuk ka qenë pjesë e atij që njihet si treguesi i korrupsionit të matur nga Transparency International, kanë qenë teknike.
Kjo ka qenë hera e parë që ne kemi mundur të përdorim tre burime në Kosovë. Kjo është ajo që ne bëjmë me çdo vend, përdorim tre burime informacionesh për të nxjerrë treguesin. Deri tani, Kosova nuk ka qenë e përfshirë për arsye teknike, jo politike, thotë Deborah Unger, zyrtare për informacione pranë Transparency International.
Maqedonia ka pozitën më të mirë sa i përket shkallës së korrupsionit në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Maqedonia renditet e 62-ta me një numër pikësh prej 4.1, e ndjekur nga Mali i Zi që gjendet në vendin e 69-të. Më pas vjen Serbia në vendin e 78-të, e me një vlerësim prej 3.5 pikësh, e ndjekur nga Shqipëria në vendin e 87-të, me 3.3.
Pas Shqipërisë gjendet Bosnja në vendin e 91-të ose me një nivel pikësh prej 3.2. Të gjitha vendet e rajonit kanë shënuar përparim krahasuar me vitin e kaluar.
Shqipëria, në raportin e vitit 2009, të hartuar nga Transparency International, renditej e 95-ta, e po kështu dhe Serbia, e cila vjet ishte në vendin e 83-të. Përmirësimin më të dukshëm e ka bërë Maqedonia.
Në nivel global, vendin e parë si shtete më pak të korruptuara e ndajnë Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori me 9.3 pikë. Ndërkaq, Somalia e përmbyll raportin me një vlerësim prej 1.1 pikësh.