13 Janar 2025

Kosova s’guxon të mbetet problem i pazgjidhur

Sarajevë, 26 janar -  Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon që secili anëtar i ri i BE-së duhet të sjellë stabilitet dhe përparim në mënyrë që të mos i importojë problemet e veta.

Ai ka thënë se në momentin e anëtarësimit të Serbisë në BE, Kosova nuk guxon të mbetet problem i pazgjidhur.  “Me siguri se BE nuk do të marrë problemet e pazgjidhura të dikujt. Në momentin e hyrjes së Serbisë në BE, Kosova nuk guxon të mbetet problem i pazgjidhur”, ka thënë Lajçak për televizionin e Bosnje Hercegovinës.

Lajçak nuk është përgjigjur në pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Sllovakia do ta njohë Kosovën. “Ne përkrahim perspektivën evropiane të të gjithë rajonit, përfshi edhe Kosovën”, ka theksuar Lajçak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)