Kosova, sfidë për stabilitetin në Evropë
Prishtinë, 11 shkurt - Çështjet e pazgjidhura lidhur me Kosovën, përfshirë dhe statusin e zonave me shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten sfidë për stabilitetin në Evropë.
Deklarata është bërë nga James Clapper, drejtor i Zbulimit Kombëtar të SHBA-ve, për një nga komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.
Clapper thekson se një numër çështjesh në Ballkan janë "burim tensioni që kërkojnë përfshirjen e perëndimit, si në rrafshin diplomatik dhe në atë të sigurisë".
Dëshmia e Klepërit përmend dhe përpjekjet e Beogradit për të rihapur çështjen e statusit si dhe dobësinë e Prishtinës në sundimin e ligjit dhe shkallën e demokracisë.
Të njëjtat burime nënvizojnë se "retorika serbe rreth shkëputjes nga Bosnja do të vazhdojë të nxisë pasionet" në rajon.