17 Maj 2024

Kosova rangohet në vendin e 70 në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor

Prishtinë, 2 nëntor - Indeksi i Zhvillimit Njerëzor mbulon  187 vende, vë Norvegjinë në vënd të parë dhe Kongon të  fundit.

Norvegjia, Australia dhe Holanda prijnë në listën e Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor 2011 ndërsa Kongo, Nigeri dhe Burundi janë në fund të kësaj liste që përpilohet në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor që matë të arriturat në shëndetësi, arsimim dhe të hyra.

Kosova, sipas matjeve të Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë, rangohet diku rreth vendit të 70.

Zyra e UNDP-së në Kosovë  do të lansojë këtë raport më 2 nëntor, me fillim në ora 14:00, në Hotel Prishtina me një tryezë të rrumbullakët.

Raporti thekson se edhepse në shumicën e vendeve është ngritur standardi i jetesës, progresi zhvillimor në vendet më të varfëra të botës mund të ndalet ose edhe të kthehet prapa deri në vitin 2050 nëse urgjentisht nuk ndërmirren hapa për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike, ndalimin e dëmtimeve të mëtejshme mjedisore dhe zvogëlimin e pabarazive të thella brenda dhe në mes të kombeve.

Pjesëmarrës në tryezë të rrumbullakët do të jenë Zëvëndës Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Osnat Lubrani, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Me këtë rast, UNDP do të bëjë një prezentim të trendeve globale me theks të veçantë mbi pozitën e Kosovës sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)