Kosova, parakusht për Serbinë në BE
Beograd, 13 shkurt - "Njohja e Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën evropiane të Serbisë, edhe pse kjo ende nuk është thënë zyrtarisht", ka deklaruar shefja e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Francës, Elisabeth Guigou.
Të rikujtojmë, shkruan sot shtypi i Beogradit, deklaratën e kryetarit të Parlamentit Europian, Martin Schultz, në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, e cila shkaktoi një shtrëngatë të vërtetë, sipas të cilës njohja e ndërsjelltë midis Beogradit e Prishtinës do të jetë kushti që pret Parlamenti Europian për hyrjen e Serbisë në BE.