10 Janar 2025

Kosova nënshkruan marrëveshjen e transferimit të të burgosurve me Belgjikën

Bruksel, 25 nëntor - Ministrja Dhurata Hoxha, ka qëndruar në Belgjikë, me ftesë të homologut të saj, Koen Geens, ministër i Drejtësisë së Belgjikës.

Gjatë takimit me homologun e saj belg, Ministrja Hoxha njoftoi Ministrin Geens për prioritetet në të cilat është fokusuar Ministria e Drejtësisë, siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rishikimin e legjislacionit si dhe reformat në gjyqësor, me qellim të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Ministri Geens vlerësoi lart punën që po bën Ministria e Drejtësisë, për të reformuar dhe fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që drejton, për reformat që po bën Ministria e Drejtësisë së Republikës se Kosovës.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha, ka nënshkruar instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së transferimit të të burgosurve me Belgjikën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)