10 Janar 2025

Kosova në konferencën rajonale në Rumani përfaqësohet me flamur

Bukuresht, 15 qershor - Asociacioni i Komunave të Kosovëska bërë të ditur se në Konferencën Rajonale, të organizuar nga Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore në temën ”Ndryshimet klimatike në agjendën e autoriteteve lokale të Evropes Juglindore e cila po mbahet në Tulcea të Rumanisë Kosova po përfaqësohet me të drejta të barabarta dhe me flamurin e shtetit.

Përmes një njoftimi për media, ky asociacion, bën me dije, se përfaqësuesit e Serbisë nuk janë duke marrë pjesë.
 
Sipas njoftimit, Kosova në këtë takim është duke u përfaqësuar nga Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Në këtë takim pjesëmarrës janë përfaqësuesit nga shtetet e Evropës Juglindore, si Shqipëria Turqia, Kosova Sllovenia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi, Moldovia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina.

Flamujt e të gjitha shteteve të Evropës Juglinodre përfshirë edhe të Kosovës, janë të pranishme në tavolinën e punës derisa përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk janë duke marrë pjesë në këtë takim edhe pse janë anëtar të NALAS-it.

Në këtë konferencë përveç tjerash po diskutohet rreth ndryshimeve klimatike - ndikimi në botë, sfidat dhe detyrat e obligimet që autoritetet lokale kanë në të ardhmen rreth kësaj çështje.

Përfaqësuesi i Kosovës do të ketë një fjalë rasti rreth strategjisë dhe planin e veprimit të autoriteteve lokale në këtë fushë me të arriturat dhe investimet që janë bërë në Kosovë.

AKK-ja me ndihmën e UNDP-së në Bratislavë është duke e zhvilluar këtë strategji në Kosovë për autoritetet lokale. Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar më të drejta të plota në NALAS që nga 2004.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)