14 Maj 2025

Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të SHBA

Washington, 7 janar - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku dhe këshilltari i Kryeministrit, Bekim Çollaku po qëndrojnë për një vizitë pune në SHBA.

Gjatë ditës, Ministrja Çitaku dhe Çollaku u priten nga Philip Gordon, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë si dhe Philip Ricker, Ndihmës - Zëvendës Sekretari në Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Temë qëndrore e takimeve ishte procesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe dialogu për normalizimin e mardhënieve me Serbinë.

“Kosova do të përmbyshë të gjitha detyrimet në kontekst të integrimit Evropian. Kriteret afatëshkurtëra do te përmbushen në afat rekord. Por, procesi i integrimit Evropain, përaqësa është proces teknik, është edhe proces politik. Kosova llogaritë në mbështetjen e SHBA-ve në procesest e saja integruese” - tha Ministrja Çitaku

“Rruga drejt BE-së do të kërkoj shumë reforma. Reformat nuk janë gjithmonë popullore, dhe shpeshherë kërkojnë vendime jo të lehta, por ne jemi të bindur që kjo është rruga e vetme përpara. Është momenti i fundit që të vulosim përmbylljen e tranzicionit politik dhe të përqëndrohemi në reforma dhe zhvillim“, deklaroi më tutje Ministrja Çitaku.

Ndersa Çollaku deklaroi se procesi i normalizimit të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe parakusht për integrimet e mëtutjeshme euro-atlanitke.

"Ne do të jemi të përgjegjëshëm në përmbushjen e detyrimeve tona. Roli, mbështetja dhe përfshirja e dretëpërdrejtë e SHBA-ve në këtë kontekst është jetik për sukesin dhe kredibilitetin e dialogut “.

Në anën tjetër Gordon e siguroi Ministren Çitaku dhe Çollaku që SHBA-të mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës

“Tërësia territoriale e Kosovës dhe sovraniteti i saj nuk janë dhe nuk do të jenë në pikëpyetje. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të SHBA-ve në procesin e dialogut me Serbinë dhe në rrugën e sajë drejt integrimeve euro-atlanitke “ - deklaroi Gordon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)