23 Dhjetor 2024

Kosova mirëpret draft-rezoultën e përgatitur nga vendet e BE-së

Prishtinë, 9 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës  mirëpret draft-rezoultën e re të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe e mbeshtetur nga SHBA-të, e cila do të prezantohet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara.

Draft-rezoluta e re e përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe e mbeshtetur edhe nga SHBA-të është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon.

Kjo draft rezolutë merr në konsideratë mendimin këshilldhënës të GJND-së, e cila ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Për më tepër, draft-rezoluta e re hedh poshtë çdo mundësi për negociata për statusin politik të Kosovës dhe bën ftesë për bashkëpunim ndërmjet palëve me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe hap perspektivën e integrimeve euro-atlanike.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e kënaqur që draft-rezoluta e përgatitur nga Serbia është tërhequr nga diskutimi dhe mirëpret vendimin e Serbisë për të pranuar draft-rezolutën e re të përgatitur nga BE-ja dhe SHBA-të.

Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë ka afrimuar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura për çështje të interesit ndërshtetror në kuadër të përspektives euro-atalntike.

Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës kurrë nuk do të diskutojë me Serbinë çështje të cilat kanë të bëjnë me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit tonë, si dhe çështjet e rregullimit të brendshëm kushtetues.

Në këtë aspekt, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për deklaratën e bërë publike nga Qeveria e Serbisë, e cila në menyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së re të përpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të afrimojë politikën e saj të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, e bindur se perspektiva e përbashkët e shteteve të Ballkanit Perendimor është integrimi në BE dhe NATO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)