Kosova merr sot vendimin për MSA
Bruksel, 28 qershor - Samiti i Lidërve të Bashkimit Evropian në të cilin do të formalizohet fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe konfirmohet nisja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, vazhdon edhe ditën e sotme.
Ndërkohë që dje ky samit pati zhvillime, ku kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se mbledhja për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE mund të mbahet në janar të vitit 2014.
Kjo sipas saj, do të ndodhë nëse deri në dhjetor ka përparime sa i takon marrëveshjes së Brukselit.
Gjjithashtu, liderët e BE-së theksuan dje se mund të nisin negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa sot pritet vendimi për Kosovën