Kosova merr pjesë në takimin e Vjenës
Vjenë, 3 qershor - Kosova merr pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore që nisi në Vjenë të Austrisë.
Ka nisur në Vjenë takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore në Vjenë ku e pranishme do të jetë edhe Kosova.
Pjesëmarrës janë 18 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare dhe të ftuarë të tjerë nga nivele të larta nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe një varg organizatash e institucionesh të tjera aktive në rajon.
Delegacionin e Republikës së Kosovës, e kryeson ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Në këtë konferencë të nivelit të lartë, ku pritet të marrin pjesë edhe Komisioneri Shtefan Fyle, si dhe ministrat e jashtëm të Greqisë e të Italisë, në emër të presidencës aktuale dhe të ardhshëm e BE-së, do të diskutohet në temën: Bashkimi Evropian si projekt për paqen -Hapat e ardhshëm në Procesin e zgjerimit si dhe për Situatën Ekonomike në Ballkan Sfida dhe Mundësi