Kosova merr ftesën për Samitin e Sarajevës
Prishtinë, 19 maj - Komisioni Evropian i ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ftesën e Presidencës Spanjolle të BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës, përkatësisht Ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hyseni në Samitin e Sarajevës, i cili do të mbahet në 2 qershor.
Në ftesë qartazi thuhet se, takimi do të mbahet nën formatin Gymnich, format me të cilin institucionet e Republikës së Kosovës janë pajtuar, për shkak se ofron një pjesëmarrje të barabartë me vendet e tjera.