11 Janar 2025

Kosova mbështetet në procesin e integrimit dhe heqjen e vizave

Bruksel, 27 janar - Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisioni për Integrime Evropiane, në përbërjen  të: Teuta Sahatqija- Kryetare, Valdete Bajrami, Slobodan Petrovic, Luljeta Veselaj-Gutaj, Arben Gashi, Ilir Deda, Time Kadriaj dhe Kujtim Pacaku, sot ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Parlamentin Evropiane.

Në takim me  znj. Ulrike Lunacek, nnkryetare e Parlamentit Evropiane dhe Reportere për Kosovën, është diskutuar lidhur me situatën në Kosove dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropiane, me theks të veçantë procesin e liberalizimin e vizave.

Znj. Lunacek në këtë takim ka kërkuar kthimin e normalizimit të punës në Kuvendin e Kosovës dhe ka inkurajuar për zhvillimin e dialogut në mes të pozitës dhe opozitës. Gjithashtu znj. Lunacek ka shprehur gatishmërinë e saj për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit Evropiane  dhe çështjen e liberalizimin të vizave. Kryesuesja  e këtij delegacionit znj. Teuta Sahatqija, kryetare e komisionit ka falënderuar znj. Lunacek për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe njëherësh ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos pas miratimit të MSA-se , ku Komisioni për Integrime Evropiane do të ketë përgjegjësi shtesë lidhur me zbatimin e MSA-se dhe implementimin e të gjitha reformave në Kosove.

Gjithashtu, delegacioni i Kuvendit sot është takuar edhe me z. Tonino Picula, kryetar i  Delegacionit për marrëdhënie me Bosnjën dhe Hercegovine dhe Kosovën (DSSE) dhe me z. Antonio Panzeri, Shadow Reporter për Kosovën. Po ashtu delegacioni është takuar edhe me Grupin Punues për Ballkanin Perëndimor.       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)