Kosova lihet anash në ndarjen e ish ambasadave të ish-RSFJ

Sarajevë, 20 shtator - Republika e Kosovës sot nuk merrë pjesën ë takimin që po mbahet në Sarajevë për shpërndarjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të ish-Jugosllavisë.
Adnan Haxhikapetanoviq, përfaqësues i Bosnjë-Hercegovinës deklaroi se në këtë takim po bisedohet për ndarjen e pronave të përfaqësive diplomatike të të gjitha vendeve suksecionare të ish-RSFJ-së. Ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim për mospjesëmarrjen e Kosovës.
Haxhikapetanoviq ka nënvizuar se në këto bisedime po zhvillohet faza e pranim-dorëzimit të disa përfaqësive diplomatike.
Në fazën e tanishme po diskutohet shpërndarja e pronës diplomatike në Amerikën Latine, Afrikë, Bahreinë, etj. Një ndër temat kyçe do të jetë edhe shitja e apartamentit grandioz që gjendet në Manhattan në Nju Jork, ku kishin qëndruar delegacionet e ish-Jugosllavisë që kishin misionet në OKB.
Për shpërndarje janë edhe pasuri me vlerë me një kosto prej 65,4 milion dollarë, që i kanë takuar dikur rrjetit diplomatiko-konsullor të Jugosllavisë, edhe ate në Evropë, Amerikën Latine, Karaibet, Azi dhe Afrikë.
Nga shpërndarja e deritanishme, Maqedonia ka përfituar ndërtesën e ambasadës në Kanbera dhe konsullatën në Athinë.