11 Janar 2025

Kosova, kushti kryesor i Bashkimit Evropian për Serbinë

Bruksel, 13 nëntor - Bashkimi Evropian ka përcaktuar tri kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërkaq dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas.

Gazeta duke cituar burimet e veta, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.

Në këtë kuadër thuhet se thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë i qëlluar” dhe tash priten rezultatet e para.

Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

Në muajin dhejtor është paraparë një takim tjetër në mes të dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Deri më tash, Thaçi dhe Daçiq janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)