06 Maj 2024

Kosova kusht i anëtarsimit të Serbisë për në BE

Prishtinë, 28 shtator - Komisioni Evropian do të rekomandojë ofrimin e statusit të kandidatit për Serbinë për anëtarësim në BE.

Data e fillimit të negociatave do të përcaktohet pavarësisht nga përparimi në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, thonë diplomatë evropianë.

Sipas Reuters, vendimi për datën e fillimit të negociatave do të shtyhet për afërsisht një vit, kur Komisioni Evropian do të përgatisë një raport të ri, të bazuar në një vlerësim nëse ky kusht është plotësuar.

Raporti vjetor i Komisionit mbi progresin e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, do të publikohet më 12 tetor, ndërsa për Serbinë, ky thuhet se do të jetë një shpërblim për sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë këtë vit, kanë thënë diplomatë evropianë.

Por shqetësimi rreth tensioneve në Kosovë, do të thotë se BE nuk është e gatshme në këtë pikë për të filluar negociatat e pranimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)