12 Janar 2025

Kosova kur pranoi Planin e Ahtisaarit ka pranuar edhe marrëveshjen

Prishtinë, 19 prill - Bashkë-hartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan shprehet se ky plan nuk mund të jetë pikënisje për kompromisde të tjera, pasi kompromiset kryesore janë bërë atëherë.

Rohan gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë thekson se kompromisi nga ana e palës kosovare është bërë në vitin 2007, kur ata pranuan Planin Ahtisaari. Ka pasur shumë provizione, të cilat ishte vështirë për liderët kosovarë që t’i pranojnë, por ata e bënë në frymë të kompromisit.

“Natyrisht se ka një numër të detajeve, të cilat mund të lëvizin në drejtim të dëshirave të palës serbe. Një prej detajeve, është Asociacioni i komunave serbe, i cili është paraparë në Planin Ahtisaari. Por, detajet e tij, mund të formohen në mënyra të ndryshme, sepse i tëri është i bazuar në kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale, të Këshillit të Evropës, që është një marrëveshje bazë për shtetet e përfshira”, tha ai.

“Ne jemi munduar gjithmonë gjatë negociatave të Ahtisaarit që t’i vëmë interesat e serbëve të Kosovës në rend të parë, e jo pretendimet territoriale të Beogradit. Mendoj se nëse kërkohet në këtë frymë (marrëveshja), atëherë do ta kenë më të lehtë të pranojnë atë që ka propozuar baronesha Ashton”, u shpreh Rohan.

Sipas tij, nga aspekti i Kushtetutës, propozimi i baroneshës Ashton nuk ofron asgjë më shumë.

“Vetëm disa detaje janë plotësuar, si çështja se si ushtrohen përgjegjësitë e komunave, si emërohen shefat e policisë (në nivelin komunal) dhe të tjera. Këto gjëra nuk janë rregulluar në detaje në Planin Ahtisaari”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)