Kosova ka 80 deri në 200 luftëtarë në Siri
Damask, 5 dhjetor - Zyrtari i Bashkimit Evropian, Gilles de Kerchove, pritet të marrë vërejtje nga Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, për kërcënim të madh të sigurisë nga rritja e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri.
Ministrat e Brendshëm të BE-së, do të shohin edhe për mënyrat se si të bashkëpunojnë me fqinjin e Sirisë, Turqinë, përmes së cilës shumica e luftëtarëve arrijnë në Siri.
Deklarata e siguruar nga agjencia AP, në mënyrë specifike bën thirrje për përdorim më të mirë të informacioneve të pasagjerëve, për të gjurmuar se kur dhe si udhëtojnë rebelët për në Siri.
Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë Turqinë në përmirësimin e kontrollit në kufij e aeroporte dhe duhet të bëjë më shumë për parandalimin e radikalizmit të individëve, posaçërisht në kampet e refugjatëve,- thuhet në deklaratë.
\'\'Kosova ka 80 deri në 200 luftëtarë, nga 2 milionë banorët të saj\'\',- është shprehur një zyrtar i BE-së. Zyrtari ka thënë se numri total i luftëtarëve të BE-së mund të jetë mbi 1,000.