Kosova i ka ulur tensionet, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën
Berlin, 12 dhjetor - Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në një reagim në Twitter, shkroi se “Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën.”
Shefja e dipomacisë gjermane i quajti “të papranueshme” sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.
Një patrullë e këtij misioni është sulmuar të shtunën në mbrëmje me shok bombë nga, siç u tha, persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi për këto sulme. Ndërsa Beogradi e ka shpallur Prishtinën fajtore.