12 Janar 2025

Kosova e Sllovenia shkëmbejnë përvojat në sistemin e drejtësisë

Lubjanë, 18 korrik - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga Zëvendësministri Abdyl Ymeri, është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë u pritë nga Matije Vidmar, Drejtor gjeneral për Legjislacion në Ministrinë e Drejtësisë të Sllovenisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Dushan Valentinqiq.

Në këtë takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave, thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe me theks të veçantë bashkëpunimin e drejtorisë së burgjeve sllovene dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku Drejtori i burgjeve të Sllovenisë bëri një prezantim se si funksionon sistemi i burgjeve në këtë vend.

Zëvendësministri Ymeri foli për reformat e përgjithshme që janë bërë e që po bëhen në fushën e legjislacionit dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ai falënderoi popullin dhe qeverinë sllovene për angazhimin dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në mes të dy shteteve.

Bajram Bujupi Zëvendësdrejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, bëri prezantimin e funksionimit të Shërbimit Korrektues të Kosovë, duke folur kështu edhe për të arriturat dhe sfidat në këtë shërbim.

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë gjatë qëndrimit në Slloveni po viziton burgjet e këtij vendi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)