Kosova e Serbia vazhdojnë dialogun teknik
Bruksel, 25 shtator - Në Bruksel vazhdojnë sot bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit për gjyqësorin dhe policinë.
Mediet në Beograd raportojnë se delegacioni serb udhëhiqet nga ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Në krye të delegacionit kosovar, është zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Për zbatimin në praktikë të Marrëveshjes së Brukselit, palët do të flasin me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.