22 Dhjetor 2024

Kosova e Serbia në Sarajevë pa emra të shtetit

Beograd, 28 prill - Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, gjatë qëndrimit në Beograd dhe takimeve me zyrtarët më të lartë serb, tha se vendi i tij e mbështet fuqimisht aplikimin sa më të shpejtë të Serbisë për anëtar të barabartë në Bashkimin Evropian, dhe fillimin e ratifikimit të Marrëveshjes mbi Stabilizim Asocimin.

Tema kryesore bisedimeve të Ministrit italian me Presidentin serb, Boris Tadiç, nën/kryeministrin Bozhidar Gjeliq dhe Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç, ka qenë integrimet evropiane të Serbisë dhe përgatitjet për Konferencën e BE kushtuar Ballkanit Perëndimor, të parashikuar për 2 qershor në Sarajevë.

Duke folur mbi këtë conference, Fratini tha se ai duhet të jetë tubim, i cili do të jap rezultate të rëndësishme, e jo conference, e cila është qëllim për vvetvete. Sipas fjalëve të tij, nga ajo conference, anëtarëve të BE duhet t’u dërgohet mesazhi se çka mund të ofrojnë krejt vendet e rajonit BE, që në domosdoshmërinë e përfshirjes së këtyre shteteve në BE të binden edhe ata anëtarë, që për momentin janë të luhatshme.

Nga ana tjetër, tha ai, BE duhet të dërgoj mesazhin e qartë se këto vende nuk kanë alternativë më të mirë nga përafrimi në BE, sepse, në të kundërtën, rajoni mund të tërhiqet drejtë ndonjë qendre tjetër të fuqisë, që BE nuk guxon ta lejojë.

Ashtu edhe sikurse është paralajmëruaë para një jave, shefat e diplomacive të Spanjës e të Turqisë në Beogard, Fratini, sot, kumtoi edhe modalitetin konkret për pjesëmarrjen e Serbisë e të Kosovës në konferencën e Sarajevës.

Ai tha se i ka propozuar Beogradit që çështja e pjesëmarrjes në këtë konferencë të zgjidhet me përdorimin e “Formulës Gimnih”, e cila nënkupton që pjesëmarrësit të përfaqësohen me emrin personal e jo me emrin e shtetit të cilin e përfaqësojnë.

Ai tha se Beogradi ka reaguar pozitivisht ndaj këtij propozimi dhe mbetet që pas dite t’ua prezantojë edhe autoriteteve në Prishtinë.

Ministri serb Jeremiç, vuri në dukje se Serbia ka treguar konstruktivitet dhe shfaqi shpresën se kështu do të bëjë edhe Prishtina, por, theksoi se ekzistojnë “linjat e kuqe që nuk mund të kapërcehen”, e këto janë e drejta ndërkombëtare dhe Rezoluta 1244 e KS të KB.

“Kosova askund nuk mund të përfaqësohet në kundërshtim me Rezolutën 1244 që nënkupton rolin që ka luajtur UNMIK nga viti 1999 deri më tash”, tha Jeremiq dhe rikujtoj se qëndrimi i Serbisë është i pandryshuar – “nuk ka UNMIK, nuk ka Kosovë”.

Frantini ceku se në konferencën e Sarajevës duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA, Rusisë e të Turqisë, e cila, sipas fjalëve të tij, është faktor i rëndësishëm në Ballkan si dhe përfaqësuesit e disa organizatave ndërkombëtare sikurse është Këshilli i Evropës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)