18 Prill 2024

Kosova e Serbia me kompromise reciproke

Prishtinë, 23 qershor - Kompromiset në marrëveshjet e paralajmëruara mes Kosovës e Serbisë do të jenë të barabarta, citon gazeta “Koha ditore” një burim ndërkombëtar.

Paketa e marrëveshjeve për gjashtë çështje të ndryshme do të pranohet nga të dyja shtetet para pushimeve verore.

Kjo pritet të ndodhë në takimin e radhës të palëve, që do të mbahet më 2 korrik, e nëse do të ketë nevojë për konsulta shtesë, atëherë do të mbahet një takim tjetër nga mesi i muajit të ardhshëm.

Ndërkaq, marrëveshjet e arritura, janë parashikuar të publikohen nga lehtësuesi i bisedimeve Robert Cooper, brenda muajit korrik, vlerëson i njëjti burim. Udhëheqësja e ekipit kosovar të bisedimeve, Edita Tahiri, në një prononcim të shkurtër për “Kohën Ditore”, ka thënë se arritja e marrëveshjeve para pushimeve ka qenë kërkesë e Qeverisë së Kosovës.

Burime diplomatike kanë shpjeguar për “Kohën Ditore” se kompromiset do të jenë të barabarta sikur për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

Disa nga çështjet ku mendohet se Kosova ka bërë kompromis, por që ende nuk janë përkufizuar plotësisht, sipas burimeve të gazetës, është çështja e tabelave të veturave, çështja e funksionimit të telekomit të Serbisë dhe tek dokumentet përcjellës në dogana.

Ndërkaq, në çështjen e transmisionit energjetik, në atë të lëvizjes së kosovarëve në Serbi dhe pjesërisht në dogana, mendohet se kompromisi është bërë nga serbia.

Burimet diplomatike kanë shpjeguar se arritja e marrëveshjeve para pushimeve verore ka të bëjë edhe me krijimin e hapësirës së mjaftueshme për të verifikuar nëse ato po zbatohen apo jo.

Dialogu Kosovë Serbi po zhvillohet mbi rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u bën thirrje palëve që këtë dialog ta shfrytëzojnë për afrim me BE-në.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)