14 Janar 2025

Kosova e Serbia bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse

Bruksel, 7 mars - Nën udhëheqjen e Zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Bruksel u mbajt takimi i grupit punues për vlerësimi e gjendjes në zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse që ka dal si rezultat i dialogut të Brukselit.

Znj.Tahiri  pas takimit deklaroi se hapja e përfaqësive diplomatike mes shtetit të Kosovës she Serbisë vlerësohet si një kontribut për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal dhe se ka pasur përparime në zbatimin e aspekteve të ndryshme të marrëveshjes.

Mirëpo në të ardhmen edhe me angazhimin e BE-së si ndërmjetësuese duhet të avancojnë më shumë qëllimet dhe misioni i këtyre zyrave, të cilat duhet kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve.

Ky takim në Bruksel kishte rëndësi, sepse u identifikuan disa sfida që duhet adresohen dhe për të cilën kishte gatishmëri trepalëshe – tha zëvendëskryeministrja Tahiri.

Në delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Tahiri bënin pjesë edhe Mimoza Ahmetaj – ambasadore e Kosovës në Bruksel, Albert Prenkaj - drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Valdet Sadiku – shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Serbi, Dren Zeka dhe Visar Xani - këshilltarë politikë të zëvendëskryeministres Tahiri dhe Pëllumb Kallaba – shef i kabinetit të Ministrit Enver Hoxhaj. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)