11 Janar 2025

Kosova e rënditet e 92-ta në raportin global të zhvillimit njerëzor

Prishtinë, 14 mars - Norvegjia vazhdon të prinë në listën e Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor 2013 që përpilohet në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor që matë të arriturat në shëndetësi, arsimim dhe të hyra.

Kosova, sipas matjeve të Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë, rangohet diku rreth vendit e/93.

Zyra e UNDP-së në Kosovë do të lansojë këtë raport të titulluar Ngritja e Jugut: Progresi Njerëzor në një Botë Diverse të premten.

Raporti në nivel global lansohet sot në Meksiko Siti në prani të zyrtarëve më të lartë të OKB-së dhe qeverisë së Meksikës.

Mesazh kyç i raportit është se vetëm rritja ekonomike nuk përkthehet automatikisht në progres të zhvillimit njerëzor.

Politikat pro të varfërve dhe investimet e konsiderueshme tek aftësitë e njerëzve përmes fokusit tek arsimi, ushqimi dhe shëndeti, si dhe shkathtësitë për punësim, mund të zgjerohen përtej punës së ndershme dhe të sigurojnë progres të qëndrueshëm.

Raporti gjithashtu sugjeron se ndërsa sfidat për zhvillimin bëhen gjithnjë e më komplekse dhe natyra e tyre tejkalon kufijtë, veprimi i koordinuar për sfidat më urgjente të erës sonë, qofshin ato zhdukja e varfërisë, ndryshimi i klimës, apo paqja dhe siguria, janë thelbësore.

Në konferencën e nesërme, UNDP do të bëjë një prezentim të trendeve globale me theks të veçantë mbi pozitën e Kosovës sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor.

 Raporti Global i Zhvillimit Njerëzor është publikim i pavarur editorial i UNDP-së që publikohet çdo vit që nga 1990. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)