Kosova e Maqedonia nënshkruan bashkëpunim ndërkufitar
Shkup, 26 korrik - Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë angazhohen për bashkëpunim të shkëlqyer ndërkufitar, u theksua sot në Shkup me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje ndërshtetërore.
Maqedonia dhe Kosova angazhohen për bashkëpunim të shkëlqyer ndërkufitar, kështu u theksua sot në Shkup me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje ndërshtetërore.
Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar i pjesë e projekteve IPA u nënshkrua sot nga sekretari shtetëror i Sekretariatit për Evrointegrime, Jovan Andonovski dhe këshilltarit të lartë të Qeverisë së Kosovës, Edon Cana.
Marrëveshja me një vlerë prej 600 mijë eurove do të dedikohet për ndërtimin e ndërtesës së përbashkët të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bellanoc - Stançiq, që do të hapet gjatë vitit të ardhshëm.
"Qeveritë e të dyjave vendeve vlerësuan se bëhet fjalë për një projekt strategjik që ka rëndësi të madhe për lidhjen ekonomike të të dyja vendeve", theksoi Andonovski.
Ky projekt infrastrukturor pritet të realizohet gjatë vitit 2012 dhe do të kontribojë për rritjen e mundësive për bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve.
"Me hapjen e këtij vendkalimi në mënyrë plotësuese do të rritet mundësia për transport dhe lidhje midis dy vendeve dhe kjo sigurisht do të bëjë edhe rritjen e bashkëpunimit tregtar", theksoi sekretari shtetëror Andonovski.
Këshilltari i lartë kosovar, Cana nënvizoi se ndërtimi i objektit do të jetë një shembull se si investimet në pika të përbashkëta doganore do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. "Jam i bindur se rajonet në Kosovë si dhe ato rreth kufirit me Maqedoninë kanë komplementare dhe mundësi të pashfrytëzuara", deklaroi Cana.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës janë të hapura të mësojnë nga Maqedonia në planin e procesit të integrimeve evropiane.
I pyetur lidhur me embargon ndaj mallrave serbe, këshilltari Cana theksoi se Maqedonia ka tani shansin që të promovojë prodhimet e saj cilësore, që deri tani nuk kanë qenë të plasuara në tregun kosovar.
Për ndërtimin e ndërtesës kufitare të përbashkët do të hapen tre tenderë. IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis dy vendeve është miratuar nga Komisioni Evropian në dhjetor të vitit të kaluar, një projekt me një vlerë të përgjithshme prej 2,84 milion euro.