11 Janar 2025

Kosova duhet përmbush edhe tetë kritere për liberalizimin e vizave

Bruksel, 18 dhjetor - Komisioni Evropian ka miratuar sot raportin e tretë, përfundimtar, për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit të saj për liberalizimin e vizave. Mbeten vetëm tetë kërkesa të papërmbushura.

Sapo që Kosova të përmbushë këto kritere të fundit si dhe me sigurimin e masave efektive që mbeten për të parandaluar fluksin e ri të migrimit për në BE, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit për viza për qytetarët e Kosovës.  

Komisioneri për Migrim dhe Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopulos, ka prezantuar raportin e Komisionit Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se Kosova ka shënuar progres në liberalizimin e vizave dhe se i mbeten vetëm edhe tetë kritere për t’i plotësuar në mënyrë që Komisioni Evropian ta rekomandojë heqjen e vizave.

“Komisioni Evropian ka miratuar raportin mbi progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve në hartën e rrugës për liberalizimin e vizave. Janë vetëm tetë kritere të mbetura."

"Sa më shpejt që këto të përmbushën, komisioni do ta propozojë heqjen e vizave. Ne i kemi vendos katër prioritete që Kosova duhet t’i përmbush."

"Jam shumë i kënaqur që Kosova ka arritur që nga viti 2014 në planin e vizave dhe shpresoj që Kosovë do t’i përmbushë shumë shpejt kriteret tjera në mënyrë që komisioni ta propozojë heqjen e vizave. Shpresoj se deri në fillim të vitit 2016 Kosova t’i përmbushë këto kritere”, ka thënë Avramopulos.

Avramopulos ka thënë së Kosova duhet të fokusohet në shtimin e numrit të ekspertëve nga gjykata, ndërtimin e një historie të besueshme për hetime dhe ta konfiskojë pasurisë e zyrtarëve të lartë të fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Ai ka bërë me dije së në fillim të vitit 2016 do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Më tutje Avramopulos ka thënë se në bazë të monitorimit të vazhdueshëm që ka bërë BE-ja, komisioni konsideron se Gjeorgjia ka arritur t’i plotësojë kriteret për liberalizmin e vizave.

 Po ashtu ai ka thënë se edhe Ukraina ka arritur progresin e mjaftueshme dhe i ka marrë masat e reformave në përputhje me standardet evropiane, prandaj komisioni do ta prezantojë para Këshillit Evropian kërkesën për t’i ndryshuar rregullat për viza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)