Kosova do ta ketë përkrahjen Gjermane
Berlin, janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Këshilltari i Lartë i Kryeministrit, Bekim Çollaku po qëndrojnë për një vizitë pune në Berlin në vazhdim të vizitave koordinuese të Qeverisë së Kosovës me kryeqytetet e Quint\'it.
Gjatë ditës, Ministrja Çitaku dhe Çollaku u pritën nga Emily Haber, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale; Christoph Heusgen, dhe Drejtorin Politik Dieter Lucas.
Temat qëndrore të takimeve ishin: procesi i integrimit euro-atlantik i Kosovës, progresi i Kosovës në procesin e MSA-së dhe Liberalizimit të vizave, si dhe dialogu për normalizimin e mardhënieve me Serbinë.
Ministrja Çitaku deklaroi në takime se Kosova do të përmbushë obligimet e veta me afate rekorde duke dëshmuar perkushtimin e përmbushjes së të gjitha detyrimeve në kontekst te integrimit Evropian. Kosova do të bashkepunoj thellë me Qeverinë Gjermane në proceset e parapara për vitin 2013, që do të duhet të finalizojnë rrugëtimin integrues të Kosovës në mënyrë që edhe populli i Kosovës t\'i ketë benefitet e njëjta që vijnë nga përafrimi me BE-në.
Ministrja Çitaku vazhdoi se \"Kosova e din se rruga është e gjatë, por perkushtimi politik ekziston që të luftohen të gjitha sfidat që na paraqiten gjatë këtij procesi. Në vitet në vijim, Kosova do të jetë kandidate për anëtaresim në BE. Pjesë esenciale e këtij procesi është përkushtimi për marëdhënie të mira fqinjësore dhe dialogu i mirëfillët me fqinjët\".
Ndërsa Çollaku deklaroi se: Procesi i normalizimit të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kontribut fundamental i Republikës së Kosovës për stabilitetin dhe progresin në Ballkan. Mbështetja dhe lidershipi i Gjermanisë në këtë kontekst është jetik për suksesin dhe kredibilitetin e dialogut .
Bashkebiseduesit gjerman shprehen interesim për zhvillimet e fundit si dhe raundin e ardhshëm të dialogut. Sekretarja Haber garantoi angazhimin e drejteperdrejtë Gjerman dhe insistimin në kushtet që ju kanë vënë palëve perfshirë zhbërjen e strukturave paralele, repektimin e plotë të integritetit territorial të Kosovës.