Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jeruzalem të hënën
Jeruzalem, 13 mars - Media më e madhe izraelite “Israel Hayom” ka raportuar sot se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jeruzalem të hënën.
Kosova do të jetë vendi i tretë që hap një ambasadë me shkallë të plotë në Jeruzalem.
'Israel Hayom” ka mësuar se ceremonia do të zhvillohet të hënën me 15 mars në Jeruzalemin qendror, në prani të diplomatëve të vjetër nga të dy vendet.
Në të bëhet e ditur se diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit të hënën.
Në të theksohej se Kosova do të jetë shteti i tretë që do të ngrejë ambasadën e saj në Jeruzalem, pas SHBA dhe Çekisë.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt të këtij viti në një ceremoni virtuale.
Kosova në anën tjetër është zotuar që ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem përkundër kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe Turqisë së Erdoganit.
Izraeli është bërë shteti i 117 që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Dje, Republika Çeke përuroi ambasadën e saj në qendër të kryeqytetit në prani të Ministrit të Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe Kryeministrit Çek Andrei Babish.