Kosova dhe Xhibuti vendosin marrëdhëniet diplomatike
Paris, 22 mars - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Xhibutit në Francë, Rachad Farah, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.
Më tej, ambasadorët Kullashi e Farah rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Xhibutit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.
Në ceremoni ishin të pranishëm Lulzim Hiseni, ministër këshilltar dhe Kadri Dakaj, konsull i Ambasadës së Kosovës, si dhe Mourad Houssein Mouti, këshilltar i parë dhe Fathia Moumin Bahdon, këshilltare e Ambasadës së Xhibutit, e bashkëpunëtorë të tjerë.
Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët Kullashi e Farah diskutuan ndërmarrjen e hapave konkret të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve.Useri1: h0BpvhMqUxmG