11 Janar 2025

Kosova dhe Shqipëria, adhurueset më të mëdha të SHBA-ve

Washington, 13 mars - Sipas sondazheve të fundit të lëshuara nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Kosova e Shqipëria. Katër te tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia.

Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqja e SHBA-së ka dështuar në marrjen e mbështetjes në shtete si Franca, Spanja dhe Suedia, ku pëlqimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.

Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike si Hungaria, Kroacia, Maqedonia dhe Austria.

Rusia del se në 2012-n ka zëvendësuar Serbinë si një shtet evropian me mbështjetjen më të ulët për lidershipin amerikan, me vetëm 14 për qind.

Si raporton Rel, në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president ka qenë më i dobët sesa në vitet paraprake.

Pëlqimi i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë mesatarisht 41 për qind në vitin 2012, krahasuar më 49 për qind që ishte në vitin e parë të Obamës si president.

Me gjithë këto shifra të ulëta, pëlqimi prapë mbetet më i lartë sesa ishte në fund të administratës Bush.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)