Kosova dhe Serbia vazhdojnë sot bisedimet në nivelin e ekspertëve
Bruksel, 23 korrik - Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë nesër (të enjten) në Bruksel bisedimet në nivelin e ekspertëve, gjatë të cilave pritet të diskutohen çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik.
Të tri këto çështje janë shtruar në tryezën e bisedimeve të së enjtes së kaluar në Bruksel në përballjen e parë të kryeministrit Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian të cilat rifilluan pas një pezullimi prej 20 muajsh.
Delegacioni i Kosovë pritet të udhëhiqet nga bashkërenduesi shtetëror për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, i cili një ditë më parë u emërua në këtë post nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.