Kosova dhe Serbia nuk mund ta bllokojnë njëra-tjetrën
Beograd, 27 dhjetor - Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, ambasadori Majkëll Devenport, ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk do të mund ta bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve evropiane.
Në një intervistë për gazetën serbe Novosti, ambasadori Devenport ka thënë se çështje thelbësore është respektimi me konsekuencë i marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës se nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së.