Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun
Strasburg, 26 janar - Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland ka thënë se duke marrë parasysh prapavijën historike, të gjithë duhet të kuptojnë se e vetmja rrugë për të ecur përpara është arritja e gjuhës së përbashkët midis Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, rezoluta e miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës parasheh kontakte të drejtpërdrejta të kësaj organizate me autoritetet kosovare, porse ajo nuk ndryshon qëndrimin e statusit neutral.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të mbështesin dialogun Prishtinë-Beograd, sepse është e vetmja mënyrë.
Duhet të merren hapa praktikë, të shfrytëzohet koha e duhur dhe gjërat nuk duhet të shtyhen më tepër seç mund të pranojnë të dyja palët. Aktualisht ekziston klima e bashkëpunimit dhe ne nuk duam të bëjmë asgjë që mund ta përkeqësojë këtë klimë pozitive, ka deklaruar Jagland për Radio Evropa e mirë.
Sipas tij, dialogu do të çojë në pajtim dhe siguri për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe serbët në veri, por edhe të gjithë kosovarët. Pajtimi i vërtetë dhe siguria nuk mund të arrihen pa marrëveshjen e të dyja palëve. Kjo është mënyra e vetme, ka thënë ai për REL.