Kosova dhe Serbia, dialog për sheshet
Bruksel, 11 korrik - Dy sheshet që janë ndërtuar së fundmi në Mitrovicë, njëri nga shqiptarët, tjetri nga serbët, do të bëhen pjesë e bisedimeve Kosovë - Serbi.
Mësohet se qeveria e Kosovës ka formuar një delegacion, për të dialoguar pikërisht për sheshet.
Pritet që të gjendet një zgjidhje konsensuale për sheshet e ngritura në Mitrovicë në mnyre ilegale.
Lajmi për ngritjen e një delegacioni për bisedime Kosovë - Serbi për sheshet e ka konfirmuar edhe ministri i Ambjentit, Dardan Gashi.