26 Dhjetor 2024

Kosova dhe Mali i Zi pritet t’i nënshkruajnë tri marrëveshje

Podgoricë, 26 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku në Podgoricë u prit nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Në këtë takim u bisedua për mundësin e finalizimit të marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, ku të dy zëvendëskryeministrat u pajtuan që deri në fund të këtij viti, Kosova dhe Mali i Zi, t’i nënshkruajnë tri marrëveshje: marrëveshjen për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale.

Po ashtu u bisedua edhe për demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi dhe u tha se demarkacioni do të përfundojë deri në fund të vitit.

Temë tjetër e këtij takimi ishte rregullimi i çështjes së pakicës malazeze në Kosovë, ku zëvendëskryeministri Kuçi e sigurojë homologun e tij, Markoviç, se pakica malazeze do të ketë trajtim të njëjtë si të gjithë shtetasit e tjerë të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua edhe me kryetaren e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i Këshillit Prokurorial, njëherësh kryeprokuror i Kosovës, Ismet Kabashi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)